2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV dorëzon në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit, përcjell Bota sot.

Dorëzimin e komenteve të GP-së të VV-së e ka bërë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, derisa thuhet se ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për shkeljen e rëndë, rrjedhimisht veprimet e tij antikushtetuese të datës 23 mars 2020.

- Advertisement -

Postimi i plotë në Facebook:

Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka dorëzuar me 5 maj, në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për shkeljen e rëndë, rrjedhimisht veprimet e tij antikushtetuese të datës 23 mars 2020.

- Advertisement -

Presidenti jashtë mandatit e funksionit të tij kishte bërë thirrje për mosrespektim dhe moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duke kërcënuar organet ligj zbatuese me sanksionime penale, e drejtë kjo vetëm e sistemit gjyqësor të vendit tonë.

Vendimet e Qeverisë kishin të bëjnë me mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid-19, ndërsa sjellja e presidentit për të shpallur publikisht vendime të Qeverisë pa efekt juridik dhe thirrjet për moszbatim e mosbindje civile përveç rrezikim të shëndetit publik, ishin shkelje serioze e Kushtetutës nga ana e tij, ndërhyrje brutale, cenim të pavarësisë së pushteteve, si dhe rrezikim i lirive dhe të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

Me këtë rast, Presidenti ka bërë shkelje serioze të trefishtë të Kushtetutës dhe me paramendim. Këtë e rikonfirmon edhe vetë ai në komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, duke u përpjekur ta arsyetojë veprimin e tij dhe shkeljen e rëndë kushtetuese. Përmes këtyre komenteve, Presidenti pranon veprimet e tij antikushtetuese, ndonëse përpiqet të fshihet prapa imunitetit funksional të pozicionit të Presidentit.

Por, këto shkelje serioze nuk mund të justifikohen e as të tejkalohen në emër të imunitetit funksional. Për rrjedhojë presim që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë dhe të konstatoj antikushtetutshmërinë e veprimeve të Presidentit të datës 23 mars 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit