6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

VV i humbi mbi 285 mijë vota dhe prapë mbetet e para dhe më e votuara

Rekomandime

Vetëvendosje para tetë muajsh e katër ditësh, më 14 shkurt, ka arritur rezultat fascinuues zgjedhor duke arritur shifrat e 50.2 për qind. Por, gjatë ditës së djeshme në Zgjedhjet Lokale, u bë e qartë se kjo parti kishte humbur vota me të madhe. Sa ishte kjo humbje e votave shprehur në numra?

- Advertisement -

KQZ nuk ka publikuar 100 për qind të të dhënave në çdo komunë, sidoqoftë shumica e votave tashmë janë procesuar.

Por, si qëndron puna?

Për zgjedhjet për Kuvend Komunal rënia e Vetëvendosjes është thjesht e pabesueshme. Kjo parti ka humbur gati 300 mijë vota.

- Advertisement -

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia e Kurtit i ka pasur 438 mijë e 335 vota. Në këto zgjedhje, për Kuvende Komunale, partia e Albin Kurtit i ka pasur vetëm 152 mijë e 364 vota. Tamam tamam, kjo parti i ka humbur gjithsej 285 mijë e 971 votues.

Ndërkohë, nëse njehim një nga një votat e kandidatëve të saj, në bazë të të dhënave të publikuara në KQZ deri tash kjo parti i ka fituar 205 mijë e 511 vota.

- Advertisement -

Në raport me 438 mijëshin, del se kjo parti politike i ka humbur 232 mijë e 824 vota, nëse krahasohen me zgjedhjet naconale.

Por, nëse krahasimi bëhet me zgjedhjet e fundit lokale, atëherë VV ka rreth 80 mijë vota më tepër dhe mbetet në garë në 12 komuna, si asnjëherë më parë.

Me këto shifra, VG edhe në nivel lokal mbetet partia më e votuar me 22.5 për qind të votave, por edhe PDK, edhe LDK janë në nivel të 22 përqindëshit. Kjo nënkupton qē tashmë VV poa parti me fuqi nacionake, është shndërruar edhe parti me fuqi lokale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit