1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV i kundërpërgjigjet Agim Veliut pas talljes me sondazhe: LDK ka filluar të mendojë për kalimin e pragut, VV do t’i ketë 60 deputetë

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit është tallur me sondazhet e tyre për zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

- Advertisement -

Në një prononcim, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se LDK-ja, sipas tij, ka nisur të mendojë për kalimin e pragut, për çka siç ka thënë Bajqinovci, dalin deklarata të tilla.

“LDK-ja ka filluar të mendojë për kalimin e pragut, andaj dalin me deklarata të tilla. 20 vjet keqmenaxhim të pushtetit dhe shtetit i erdhi fundi”, ka thënë Bajqinovci.

Më tej, Bajqinovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje, siç ka thënë ai, do t’i ketë 60 deputetë.Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu është tallur me sondazhet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në muajt e parë të 2021-ës.

- Advertisement -

Veliu duke u tallur me sondazhet e fundit, ka shtuar se Vetëvendosja ‘do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave”.

Ndryshe, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.Me këtë rast, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Nga këto takime, datat 31 janar dhe 7 shkurt janë përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit