3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

VV ia shpërndau foton me zyrtarin e arrestuar të FBI’së, Vlora Çitaku tregon ku ishte dhe çka po bënte

Rekomandime

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj pretendimeve të VV-së se ajo duhet të sqarohet për foton e saj me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për “lidhjet” me Charles McGonigal. Ai publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal. Ai po ashtu kërkoi nga Çitaku që të tregojë “për lidhjet dhe takimet me këtë person”.

Çitaku ka sqaruar foton, duke treguar detaje se për çka ka qenë eventi dhe kush kanë qenë folësit, si dhe nderi që i është bërë Kosovës me ftesën në këso ngjarje. Në atë kohë, viti 2017, Çitaku ka qenë ambasadore në SHBA.

“Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger.”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -

Çitaku në fund nuk e ka lënë pa e përmendur rastin e Martin Berishajt, emri i të cilit po përmendet në shumë skandale.

“Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc. Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës. E tash, si e keni Martinin?”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit