0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV-ja e Malishevës u kërkon votuesve ta bojkotojnë balotazhin në këtë komunë

Rekomandime

Kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka kërkuar nga votuesit e tij të bojkotojnë balotazhin e 14 nëntorit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në Malishevë shprehja demokraci dhe vullnet i lirë janë ende larg të qenit realitet.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se do të dëshironte t’i uronte qytetarët për këto zgjedhje, por thotë se duke qenë i vetëdijshëm për mënyrën sesi përdoren ende mekanizmat e klientelizmit, shantazhit dhe patronazhit në komunën tonë kjo më bënë të ndjej keqardhje për pamundësinë që të triumfoj vullneti i lirë.

Andaj, sipas tij, fitores së figurave që janë sinonim i krimit dhe korrupsionit nuk kam sesi t’i gëzohet dhe as sesi t’i urojë.

“Janë ata shkaktari i varfërisë, janë ata shkaktari i ikjes masive të rinisë, janë ata shkaktari i lënies së komunës sonë në fund të listës, ata janë përfituesit e privatizimit të tokave tona, janë ata lejedhënësit dhe bashkëpronarët e gurthyesve, janë ata përfituesit e tenderomanisë. Pse, fituan!? Këtë e gjejmë në shumën e madhe të parasë së pistë të përfituar për mëse dy dekada në pushtet, në kapjen e çdo institucioni dhe kontrollimin e çdo pozite pune. Andaj, rezultati nuk është zgënjyes për ne, por për Malishevën e cila vendoset në prapakthim. As edhe një presje të programit dhe as edhe një moment të veprimeve dhe takimeve tona të shumta nuk mund ta heq nga ajo që kemi bërë, sepse kemi punuar drejt, sinqerisht, njerëzisht. Një gjë jam mëse i sigurt, që vota e dhënë ndaj nesh ishte votë tipike demokratike, e jo e blerë, jo e kushtëzimit, jo e shantazhit dhe jo e klienteles dhe as e premtimeve megalomane. Ashtu siç kam thënë po e ripërsëris se vazhdimi dhe as riciklimi jo që nuk janë zgjidhje, por janë hije e zezë që do ta mbajnë peng dhe ta lënë komunën tonë në regres për sa kohë nuk çlirohen qytetarët prej të tillëve”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se është e dhimbshme që e ardhmja u sakrifikua nga interesi shkurtpamës.

Ai tutje ka bërë thirrje të bojkotohet balotazhi në Malishevë.

- Advertisement -

Asnjëra prej subjekteve që kanë fituar balotazhin nuk përfaqësojnë vlera për të cilat ne angazhohemi, përkundrazi janë sinonim i krimit. Andaj edhe i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë që TA BOJKOTOJNË BALOTAZHIN NË MALISHEVË. Sepse të zgjedhësh mes dy të këqijave nuk është zgjidhje, por zgjedhë…lak në fytin e qytetarit. Na duhet më shumë punë dhe përkushtim që ta rizgjojmë vendosmërinë e qytetarëve për të mos iu nënshtruar krimit dhe mafias politike. Strukturat kriminale dhe ato të SHIK-ut të instaluara ndër vite në institucionet qendrore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që posedojnë edhe biznese multimilionëshe vazhdojnë të funksionojnë dhe dje ato i dhanë frytet e tyre. Çrrënjosja e tyre është parakusht për zhvillimin e demokracisë në vend”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit