Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur tubimin e fundit për këto zgjedhje në sheshin Skënderbeu, në të cilin shpesh zakonisht i ka mbyllur fushatat.
Kreu i VV-së, Albin Kurti, paralajmëroi sot për një tubim të madh në Prishtinë për të bërë të ditur, siç thotë ai, fitoren e të dielës.
Ndërkohë, Reporteri.net ka siguruar disa pamje para nisjes së tubimit, ku shihen dhjetëra autobusë nëpër shumë pjesë të Prishtinës.
Madje, vetë VV-ja kishte publikuar orarin e nisjeve nga qytete të ndryshme, duke i ftuar qytetarët të vijnë në Prishtinë për tubimin përfundimtar.
Sidoqoftë, partitë e kanë akuzuar njëra-tjetrën vazhdimisht se po i bartin militantët nëpër qytete për të mbushur sa më shumë sallat dhe sheshet.