-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VV: LDK e ka dizajnuar planin bashkë me Thaçin

Rekomandime

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj do t’i kthejë përgjigje shpejt edhe në kohën më të përshtatshme presidentit të vendit, teksa ka theksuar se zgjidhja më e mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje.

- Advertisement -

“Duke parë deklaratat e LDK-së, pra ata jo se janë të gatshëm për të marrë qeverisjen për të mos lënë vendin pa Qeveri, por ata po vazhdojnë planin të cilin e kanë dizajnuar bashkë me presidentin Thaçi. Plani është që LDK të vjen në pushtet bashkë me AAK-në e të tjerët, përmes një skenari që është shumë absurditet në vete, sepse LDK u thirr në ruajtjen e raporteve me SHBA-në, derisa ishte vetë AAK e cila e kishte vendosur tarifën të cilën LDK kërkonte ta hiqte.

Tani jemi në një situatë, ku tarifa veçse është hequr. Shpresoj në një disiplinim të përgjithshëm të qytetarëve e të kemi një situatë kur do t’i kthehemi normalitetit, dhe në këto rrethana sigurisht LVV do t’i kthejë përgjigjen presidentit, ne besojmë që zgjidhja më e mirë në këtë situatë janë zgjedhjet”, ka deklaruar ajo për Telegrafin.

Nagavci ka thënë më tej se shpreson që presidenti të mos ndërmarrë ndonjë veprim antikushtetues.

- Advertisement -

“Presidenti të mos ndërmarrë veprime antikushtetues e të i jap dekretin ndonjë partie tjetër, sepse e ka obligim që këtë dekret t’ia dorëzojë LVV-së, në momentin që ne i kthejmë përgjigje. Zgjidhja më e mirë është të kthehemi të qytetarët”, pohoi ajo.

Ndër të tjera, nënkryetarja Nagavci tha se presidenti nuk duhet t’i bëjë presion LVV-së, me letra të njëpasnjëshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit