2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

VV thotë se Thaçi s’mund ta përfaqësojë më Kosovën, publikon videon kur Kurti i thoshte Thaçit do të çojnë në Hagë

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një video që kanë shpërndarë në profilin zyrtar të partisë, kanë kujtuar disa deklarata të kreut të partisë, Albin Kurtit dhe deputetit Glauk Konjufca në Kuvend të Kosovës në vitin 2014’të, kur po diskutohej për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Nga LVV’ja kanë deklaruar se ata shqiptarë që kontribuojnë në normalizimin e Serbisë pa e njohur ajo Kosovën dhe pa dënuar krimet e luftës që ka bërë, njëkohësisht i kontribuojnë edhe gënjeshtrës serbe për “shqiptarët kriminelë”.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, kurse instalimi i Gjykatës Speciale ka qenë faj i madh politik, për të cilin mbajnë përgjegjësi gjithë ata që e votuan në parlament”, shkruhet në reagim.

Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti në këtë video kanë publikuar edhe një deklaratë të kreut të LVV’së, Albin Kurti, që kishte folur para selisë së partisë në ditën kur u publikua njoftimi për aktakuzën e dorëzuar për konfirmim për presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

- Advertisement -


Vetëvendosje ka thënë se politikanët e tillë janë shqetësuar vetëm për vetën e tyre, derisa, të njëjtët sipas partisë së Kurtit nuk mund të vazhdojnë që të përfaqësojnë Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit