1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Walker pas takimit me Kurtin: Shteti pa Qeveri nuk është shtet, populli votoi për ndryshim

Rekomandime

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker gjatë ditës së sotme është takuar me kreun e VV-së, Albin Kurti.

- Advertisement -

Walker pas takimit ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për situatën në përgjithësi në rajon dhe Kosovë. Ai është shprehur se është gjithmonë kënaqësi të flasësh me Kurtin, nga i cili pret formim sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

“Unë vij këtu një herë apo dy në vit nga nga qindra milje larg. Jam shumë i interesuar për Kosovën, politikën e Kosovës në veçanti. Të flasësh me dikë si Albini, që është një studiues i situatës politike, e gjithashtu edhe pjesëmarrës në të është gjithmonë kënaqësi. Gjithmonë kënaqem duke folur me të”, është shprehur ndër të tjera Walker.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë sa më parë për formimin të institucioneve, ngase sipas tij shteti pa Qeveri nuk mund të quhet shtet. Walker ka thënë se pritjet e qytetarëve janë që në krye të Qeverisë të vijnë njerëzit e rinj me ide të reja, andaj pret që në këtë drejtim të rrjedhin ngjarjet.

- Advertisement -

“Natyrisht, shteti pa qeveri është i zbrazët. Keni nevojë për Qeveri, pritjet në mes të popullit, në mes të diasporës është një shancë për njerëzit e rinj, idetë e reja dhe jam shumë i interesuar të shoh se si do të rrjedhin ngjarjet”, është shprehur ndër të tjera Walker.

Kujtojmë se Walker një ditë më parë është takuar në LDK edhe me nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmanin, ndërsa ka folur edhe për mundësinë e krijimit të koalicionit LDK – LV.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit