1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Walker: UÇK është siç e thotë emri i saj, TERR0RlSTË ishin ushtria serbe e tipat si Arkani!

Rekomandime

Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker tha se ish-drejtuesit e UÇK po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i Iuftës se tyre ishte çlirimi i vendit.

Sipas tij, termi terr0ristë nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe paramilitarët serbë si Arkani.

- Advertisement -

“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte Iufta.

Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës TERR0RIST, për të përshkruar UÇK. Fjalën TERR0RlST do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”, tha Walker.

Walker, që ishte dëshmitar i mizorisë së Reçakut, që do të ndryshonte më pas historinë e Kosovës, tha se Kosova dhe Serbia nuk janë trajtuar njësoj, pasi palës humbëse, Serbisë, nuk po i kërkohet përgjegjësi për mizoritë që ka kryer në Kosovë.

- Advertisement -

“Zyrat e prokurorisë speciale pretendojnë se KRlMET e Iuftës, mizoritë u kryen nga UÇK. Dhe tani ata po përpiqen të hetojnë disa njerëz të cilët i kane identifikuar si fajtorë… po flasim për 5 luftëtarë që kane shkuar në Hagë, përfshirë presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e parlamentit, Kadri Veseli.

Një prej tyre ishte komandant në terren, Jakup Krasnqi, të cilin e njoh e kam takuar disa herë gjatë Iuftës. Ai nuk ka qenë luftëtar në gjykimin tim, ka qenë zëdhënës i UÇK dhe Thaçi nuk ishte një Iuftëtarë, ishte një drejtues politik i organizatës.

- Advertisement -

Dhe të dëgjosh se për 7 orë pati bastisje në shtëpitë e tyre, dhe më shumë në shtëpinë e Krasniqit. e shoh të gjithë procesin të çuditshëm”, tha Walker.

Sipas Walker, presidentin serb Vuçiq, që ka qenë ministër i Millosheviçit, nuk e ka akuzuar askush në gjithë këto vite

“Sipas mendimit tim nuk ka pasur përpjekje të ngjashme ndaj palës serbe. Së fundmi pati zgjedhje në Serbi, dhe Vuçiq është akoma në pushtet. Por Vuçiq ishte propagandues, ishte ministër i informacionit të Millosheviçit, gjatë periudhës më të keqe të gjen0cidid.

Nuk kam dëgjuar që askush ta akuzoje atë për asgjë, në asnjë lloj procesi ligjor dhe e shoh situatën shume asimetrike. Dy palët po trajtohen në mënyra të ndryshme. Ironia është se pala fituese po paguan çmimin dhe pala humbëse, Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për krimet e tmerrshme që ka kryer, për të cilat njerëzit e misionit tim ishin dëshmitarë”, tha ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë./Euronews.al/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit