Arsene Wenger thuhet se ka refuzuar një ofertë për t’u kthyer në futboll, duke marrë kështu përsipër kombëtaren e Serbinë në menaxhim.
Serbia humbi mundësinë për kualifikimin në Euro 2020 – pasi u mposht në penallti nga Skocia.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza thuhet se dëshiron që një trajner të huaj me emër të madh të hyjë dhe të drejtojë ekipin në drejtimin e duhur.
Sipas medias serbe ‘Informer’, Kokeza iu drejtua një agjenti të Wenger për t’i ofruar atij punën.
Sidoqoftë, 72-vjeçari e refuzoi mundësinë.
Ikona e Arsenalit, Wenger nuk ka punuar që kur u largua nga Emirates Stadium në vitin 2018.