1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhamia dhe kafja e rakisë “bashkëjetojnë” në oborr qe 34 vjet – Hoxhallarët gjatë Ramazanit bëjnë iftar aty

Rekomandime

Një vend unik që se gjen askund tjetër. Në një oborr “bashkëjetojnë” xhamia dhe kafja e rakisë, e kjo ekziston vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

- Advertisement -

Xhamia më e vjetër në Ballkan e cila gjendet në këtë qytet, ishte ndërtuar nga osmanët, po për komshi ka kafen e rakisë që më vonë u shndërrua në restaurant.

Nga tavolina ku shërbehet alkooli, shihet Kurani dhe brendësia e xhamisë.

Besimtarët myslimanë të qytetit, duket se nuk e kanë problem këtë fakt që të marrin abdes në këto hapësira, dhe kjo sipas tyre, tregon tolerancën fetare që kanë.

- Advertisement -

Imami i xhamisë “Gazi Ali Beu”, Sadik Hasani thotë se ky objekt fetar dhe ai i biznesit janë të dy në pronën e tyre.

“Është realitet se kjo xhami që është mbrapa nesh është një ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan, mirëpo është në pronën e saj, por edhe ai objekt dhe ajo shtëpi është në pronën e vet qe sa. Ata përdorin në truallin e tyre dhe në shtëpinë e tyre çfarë të dojnë. Ju kemi treguar disa herë që është e ndaluar, mirëpo kur vjen muaji i rahmetit ata solidarizohen me ne, e hekin cdo pije që është e ndaluar, bëjnë edhe iftar aty”, tha imami i xhamisë.

- Advertisement -

Përveç qytetarëve të cilët bëjnë iftar gjatë muajit të ramazanit, aty shkojnë edhe hoxhallarët, e këtë e thotë mbrapa kamerës djali i pronarit të restaurantit, Nystret Tunuzliu.

Imami i xhamisë thotë se kanë dashur ta blejnë pronën e restaurantit që ekziston që nga viti 1989, mirëpo iu është dukur shtrenjtë, ndërkaq këta të fundit janë të gatshëm ta shesin me një çmim më të lartë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi Rrahmani tregon më shumë rreth historisë së xhamisë.

“Është ndërtuar nga Gazi Ali Beiu, ai ka qenë veteran turk i ushtrisë turke dhe e ka ndërtu në vitin 1410. Ka qenë xhami e dedikuar vetëm për ushtri”, tha Rrahmani.

Kjo xhami ende mbetet si shembull i një tolerance fetare në Kosovë. Deri tash diçka të tillë nuk mund ta gjeni diku tjetër, dhe kjo kulturë ende kultivohet vetëm në Kosovë nga të gjitha vendet e tjera me shumicë myslimane. Edhe atë vetëm në qytetin e Vushtrrisë.

Për më shumë shikoni materialin në linkun e mëposhtëm.

VIDEO KËTU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit