-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Xhamia e Sinan Pashës në Prizren nuk u ndërtua nga turqit, por nga Sinan Pasha i cili ishte shqiptar

Rekomandime

Shkruan: Faton MEHMETAJ

- Advertisement -

Xhamia e Sinan Pashës në Prizren nuk u ndërtua nga turqit, por nga Sinan Pasha i cili ishte shqiptar. Poashtu nuk është e vërtetë që kjo xhami u ndërtua më gurët e kishës së Shën-Arkangjelëve, në afërsi të Prizrenit.

Kjo tezë ishte e përhapur literaturën e shkrimtarëve serb.

Në realitet kishën e Shën-Arkangjelëve nuk e rrënoi askush nga njerëzit, por u rrënua nga koha sepse ishte lënë e papërdorur dhe e pa përkujdesur nga askush.

- Advertisement -

Ketë e pohon edhe konsulli rus në Prizren Ivan Jastrebov.

Gjatë viteve 1876-1878, Serbia urdhëroi ushtrinë për ti bërë hi e pluhur të gjitha xhamitë, teqet, shtëpitë, e monumentet tjera kulturore të shqiptarëve nga Prokuplja deri në Nishë.

- Advertisement -

Fshatrat e kësaj hapsire gjeografike përbëhëshin nga 85-90 përqind nga shqiptarët.

Sinan Pasha (1451-1512) ishte i biri i Gjergj Arjanitit (1379-1470) njëri ndër figurat kryesore historike të shekullit XV, udhëheqës i shquar në luftën kundër pushtetit osman, bashkluftëtar i Skenderbeut.

Sinan Pasha ishte stërgjyshi i Ismajl Qemajlit. E ndërtoi teqen e Kaninës në rrethin e Vlorës, ndër teqet më të vjetra në trojet shqiptare.

Ai e kishte ndërtuar Kalanë e Kaçanikut. Sinan Pasha ishte pushtues i Jemenit.

Ky pasha, e kishte ndërtuar, gjithashtu, buzë lumit në Prizren faltorën islame që mbanë emrin e tij Xhamia e Sinan Pashës.

Ismajl Kemajl Vlora në kujtimet e tij, duke folur për gjenealogjinë e familjës Vlora dhe të parin e saj, Sinan Pashën, shkruan: Kryegjyshi im, Sinan Pasha qe një shqiptar i kulluar.

Sipas Eqrem Bej Vlorës, familja Vlora gjenealogjinë e saj e kishte nga Gjergj Golemi, i cili ishte Kiefali nga Kanina e Vlorës e që kishte jetuar rreth vitit 1398.

Pastaj nga familja Vlora rrjedh Mehmet Bej 1428, Gjergju Sinan Pasha, i cili ishte dhëndërr i Sulltan Bajazitit të II-të i rën më 1503 dhe i varrosur në Manastirin e Kaninës, pastaj vjen Mehmet Beu, pastaj Kara Sinan Pasha etj.

Thuhet se Sinan Pasha ka lindur në katundin Topojan të Lumës. Sipas enciklopedisë së Sami Frasherit botuar më 1889 në Stamboll njihet edhe si Koxha Sinan Pasha.

Sinan Pasha urdhëron djeg’jen e eshtrave të Shën Savës në Vraçar të Beogradit më 1595 në shenjë hakmarrjeje kundër kryengritjës që kishin bërë serbët kundër tij në Banatë.

Sinan Pasha pasi ishte pesë herë në pozitën e Sadriazemit (kryeministrit) të turqisë vdes më 1595 në moshën 90 vjeçare dhe u varros në tyrben, e lagjës Sedefçeler të Stambollit.

Duhet cekur se Shën-Sava (rreth vitit 1174-1235) është kryepeshkopi i parë serb. Ishte biri më i ri i Stefan Nemanjës. Para se të shpallej shenjtor quhej Rastko. Kishte vajtur në Malin e Shejt (Athos, Greqi) ku ishte bërë murg dhe kishte marrë emrin Sava.

Kisha serbe e ka shpallur shenjtor. Egzistojnë dokumente te bollshme historike që dëshmojnë se gjatë sundimit otoman kisha ortodokse në Kosovë ka pasur privilegje shumë të mëdha.

Patriku i Pejës me dhurata të shumta me ryshfete dhe më shërbime të tjera që i bënte sulltanit dhe autoriteteve të pushtetit turk në këto vise, ka arritur të fitojë simpatinë e tyr edhe përkrahjen e plotë.

Popullsia shqiptare e këtyre viseve që ende e kishte ruajtur besimin e vet të vjetër katolik ka vuajtur më tepër nga kleri e patriku ortodoks i Pejës e Deçanit sesa nga pushteti turk.

Nga presionet e ndryshme, taksat e shumta dhe padrejtësitë e tjera të patrikut të Pejës e Deçanit dhe të priftërnjve të kishës ortodoks, popullsia shqiptare katolike në Kosovë kalonte në fenë myslimane.

Shenime të tilla gjëndën pos tjersha edhe në librin e Jovan Radoniqit, botuar nga Akademia e Serbisë.

Për ta plotësuar këtë mendim, po përmendi një shënim nga arqipeshkvi i Shkupit Petar Karaqi, arqipeshkvi i Tivarit Vinçentije Zmajeviq dhe ipeshkvit të Kotorrit Marin Drago, të cilët në raportet e tyre dërguar Romës në vitin 1700-1708, vënë në dukje zullumin e madh që patriku i Pejës dhe kleri ortodoks në përgjithësi bënin ndaj shqiptarëve katolikë, të cilët kështu gjëndëshin midis dy zjarreve (nga një anë zullumi turk, nga ana tjetër zullumi i kishës ortodokse), dhe kështu këta detyroheshin të kalojnë në fenë islame, ose në atë ortodokse.

Ndërrimi i fesë të shqiptarët e këtyre viseve nuk u bë vëtëm nga “ndikimi turk” por edhe nga zullumi i madh i kishës ortodokse.

Diçka ngjajshëm është duke ndodhur edhe më shqiptarët e Kosovës, të cilët janë duke u shpërngulur me të madhe nga Kosova, edhe pse luftuan 100 vite rresh për tu çliruar nga pushtimi serb.

Kjo po ndodhë për shkak të pasigurisë që e ka shkaktuar patrikana serbe në Kosovë e cila e ka mbështetjen e Rusisë, të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe shërbimeve sekrete serbe, e cila ka për qëllim, shpërnguljen e shqiptarëve, asimilimin e tyre dhe tjetërsimin e historisë. Pos presioneve të Kishës ortodokse serbe, në projektet e saj janë vënë edhe disa shtete të Evropës të cilat padrejtësisht po e ngadalsojnë zhvillimin dhe progresin e Kosovës duke i qitur kushte dhe tagra krejtësisht të panevojshme.

Disa shtete të Evropës për ta zvarritur zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës po i përdorin bisedimet dhe strëzgjatjen e tyre për ti dhënë kohë Serbisë që ta rikthen ndikimin e saj në Kosovë.

Kjo po i bije se edhe sot si dikur shtetet e Evropës po punojnë me standarde të dyfishta në relacion me Kosovën.

Ky fenomen e ka dëmtuar së tepërmi çështjën e Kosvës dhe zhvillimin e saj drejt progresit e përparimit.

Për shkak të ndikimit të madhë të kishës serbe në politikbërjën e Serbisë në Kosovë dhe presionit të saj në vendet e Evropës e botës, kisha serbe flet shpesh edhe për historikun e disa kishave të vjetra shqiptare të cilat ka kohë që i paraqet si të vetat.

Ata thonë se kishën e Shna-Prendës (Sveta Petka) e ka ndërtuar car Dushani, mirpo studimet dhe përkthimet e disa librave të studiuesve të huaj, që i ka përkthyer Branko Çuliqi ka cekur se kishën e Shna-Prendës (Sveta Petka) nuk e ka ndërtuar car Dushani por mbreti Millutin.

Në të vërtetë, siç dëshmojnë të dhënat historike, kishën Shna-Prendës në Prizren nuk e ndërtoi as Dushani, as Millutini, sepse kjo egzistonte shumë para tyre, qysh në kohën e bizantit. Millutini vëtëm e rindertoi kulmin dhe bëri meremetime tjera që i shkonin përshtati për ta bërë për vete.

Edhe sot shihet vija në muret bizantine nën pullaz prej nga u bënë meremetimet në Kohën e Millutinit. E njëjta gjë ngjau edhe më kishën e Graçanicës afër Prishtinës, cituar sipas V. Petkoviq, Pregled cerkvenih spomenika, Beograd, f.263.

Shkruan: Faton MEHMETAJ

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit