-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Xhandarmëria serbe futet në një fshat tjetër të Kamenicës, shteti i Kosovës në gjumë

Rekomandime

Nuk kanë të ndalur provokimet nga Serbia.

- Advertisement -

Xhandarmëria serbe është parë përsëri të futet në territor të Kosovës. Kësaj here ata kanë hyrë në fshatin Kikë të Komunës së Kamenicës.

Një nga banorët që ka shprehur shqetësimin dhe ka publikuar video dhe foto ka shkruar se xhandarmëria serbe ka hyrë saktësisht në ora 11:30 të ditës.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar zyrën e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, të cilët kanë thënë se nuk kanë informata zyrtare për rastin në fjalë.

- Advertisement -

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe është futur në territor të Kosovës,

Njëjtë ndodhi edhe muajin e kaluar, ku e njëjta xhandarmëri është parë në fshatin Karaçevë të po kësaj komune.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit