1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Xhandarmëria serbe futet përsëri në Karaçevë: Banorët thonë se kanë hyrë me pizgavera dhe xhipa

Rekomandime

Banorët e Karaçevës po thonë se mesditën e së martës, në këtë fshat kanë hyrë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Ata thonë se ndjehen të frikësuar nga provokimet e tilla.

- Advertisement -

Kryetari i fshatit Karaçevë, Selver Lenjani, ka deklaruar për Gazetën Express se xhandarmëria serbe ka hyrë në tërritorin e këtij fshati, mesditën e së martës.

Ai ka deklaruar se për këtë i kanë njoftuar edhe institucionet e rendit.

“Dje në orën 12 të ditës, në Karaçevë ka hyrë xhandarmëria serbe me pizgavera, me gjipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të armatosur deri në dhëmbë, kjo është shqetësuese. Të gjithë mekanizmat relevantë i kemi njoftuar. Por po janë të pafuqishëm për të marrë vendime dhe për t’i dalë zot tokës tonë. Ku ka provokim më të madh se kur hyn forca e armatosur e Serbisë me mjete motorike, lë vend të kuptojet se është problem i madh i Karaçevës”, ka deklaruar Lenjani.

- Advertisement -

Ai deklaroi se banorët e Karaçevës janë të frikësuar nga hyrja xhandarmërisë serbe në këtë fshat.

“Hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e republikës së kosoves eshtë shqetesuese për banotet e Karaçevës. Kjo është frikë permanente. Me te gjitha mjetet motorike xhandarmeria hyn dhe askush nuk i pengon. Të gjitha takimet me KFOR-in e krejtë i kuptojmë, por le të del armata shqiptare në territor të Serbisë dhe shikoni a do të kthehen gjallë këndej. S’jemi kundër takimeve, por jo në territor të Kosovës. Nëse policia dhe KFOR’i nuk e ruajnë këtë pjesë, ne nuk kemi si të qëndrojmë këtu as 24 orë”, ka deklaruar Lenjani.

- Advertisement -

Gazeta ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës lidhur me raportimin e banorëve se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Karaçevës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se aktiviteti ka qenë takim i rregullt i KFOR-it amerikan dhe turk me pjesëtarë të ushtrisë serbe.

“Jemi në dijeni për aktivitetin e sotëm përgjatë brezit kufitar në Karaçevë. Ka qenë takim i rregullt i KFOR-it amerikan dhe turk me pjesëtarë të ushtrisë serbe”, ka deklaruar Kryeziu.

Ndërkaq zyra për informim e Komunës së Kamenicës ka deklaruar për Express se ende nuk ka informata zyrtare nga organet përgjegjëse lidhur me këtë rast.

“Ne si komunë jemi duke prite informata zyrtare nga organet gjegjëse lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në Komunën e Kamenicës.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar kishte pasur raste kur xhandarmëria serbe kishte hyrë në territorin e fshatit Karaçevë.

Banorët e këtij fshati kishin protestuar lidhur me këtë, pasi hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, ata e kishin quajtur provokim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit