1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhandarmëria serbe, kalon nëpër parkingun e një restoranti në Karaçevë të Kamenicës, shqetësohen banorët

Rekomandime

Sot rreth orës 17:00 xhandarmëria serbe është futur 1 kilometër brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.

- Advertisement -

Këtë e kanë bërë të ditur banorët e atjeshëm.

Pronari i resotranti “Oxygen”, Adhurim Krasniqi, ka shpërndarë një vide në të cilën shihen 11 pjesëtarë të xhandarëmësi serbe, të unifromuar e të armatosur, teksa kalojnë nëpër parkingun e restorantit të tij.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë situatë duke e quajtur tendencë për destabilizim.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Ai tutje ka shprehur kërkesën e tij por edhe të banorëve të atjeshëm për prezencë më të madhe të forcave të Sigurisë së Kosovës në brezin kufitar, duke thënë se në një rast tjetër ata nuk do të qëndrojnë duarkryq përball këtyre provokimeve.

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, përndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona.

Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe.

Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nëse nuk merren masa nga shteti ynë”, ka theksuar ai.

Më poshtë ju sjellim pamje:

Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.

Gepostet von Adhurim Q. Krasniqi am Freitag, 7. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit