4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Xhelal Sveçla i reagon ashpër Dakës: E ka moshën 60-vjeç, por është një vit më e vjetër – duhet të update-ohet

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Xhelal Svecla, i ka reaguar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pasi kjo e fundit në një konferencë për medie është shprehur se vetëm është duke i zbatuar ligjet sa i përket kandidatëve për deputetë.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook, Sveçla është shprehur se Daka, sipas tij, s’duhet të që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së.

“Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.

Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti.

- Advertisement -

E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së”, ka shkruar ai./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit