1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Xhelal Sveçla u jep zemēr policëve ndaj rastit me Faik Fazliun: Ka kaluar koha kur policët fyhen nga “të fortët”

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për rastin e Faik Fazliut, teksa i njëjti është sulmuar nga zyrtarët policor gjatë arrestimit mbrëmë në Prizren.

- Advertisement -

Sveçla i doli në mbrojtje policëve teksa tha se ka mbaruar koha kur ata sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.

“Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.

- Advertisement -

Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”.

Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!”, shkroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit