3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Xhevahire Izmaku dorëhiqet nga PDK: Nuk besoj më në projektin dhe vizionin e partisë

Rekomandime

Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Izmaku ka thënë se po dorëhiqet dhe po largohet nga pozita e anëtares së Këshillit Drejtues të PDK-së, nënkryetares së degës së partisë në Vushtrri dhe si anëtare e kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka bërë të ditur edhe arsyen se përse ka vendosur që të largohet.

“Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë.”, ka shkruar ajo në Facebook.

- Advertisement -

Xhevahire Izmaku rrugëtimin e saj në PDK e kishte nisur si zëdhënëse e Komunës së Vushtrrisë, asambliste e PDK-së, nënkryetare e komunës e pastaj deputete në tri mandate.

Ky është postimi i saj i plotë

- Advertisement -

Të nderuar anëtarë e votues të PDK-së!

Të dashur anëtarë të PDK-së dega në Vushtrri!

Sot më duhet ta shkruaj statusin ma të padëshiruar në jetën time politike prej 20 vitesh!

Unë po jap dorëheqjen dhe po largohem nga PDK, duke nisur nga:

Dorëheqje nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues;Nënkryetares sē degës së PDK-së në Vushtrri dhe përfundimisht nga të qenurit-Anëtare e PDK-së!

Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetar,

Siç e dini shumica prej jush, unë jam rritur dhe edukuar duke respektuar e çmuar vlerat njerëzore.

Jam brumosur në frymën e atdhedashurisë andaj pas përfundimit të luftës tonë të lavdishme, jam rreshtuar me burrat dhe gratë më të mira të vendit për krijimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kam besuar dhe kontribuar me dashurinë dhe sinqeritetin më të madh në projektin e PDK-së që nga themelimi, njëjtë sikurse në shtëpinë e babës tim Adem. Njëzet e një vite rrugëtim të përbashkët, ngritje e rënie bashkë me PDK-ne dhe njerëzit më të mirë të saj.

Përgjatë rrugëtimit tim 20 vjeçar me PDK-në, kam mësuar se të qenit në një parti të madhe, përveç privilegj është edhe sfidë, si në kuptimin konceptual, poashtu dhe përmbajtësorë.

Në kuptimin konceptual, PDK-ja për mua ishte shtëpi e formimit politik, në të cilën u brumosa me tiparet politike të njerëzve që, sakrificën e tyre për lirinë e vendit e transformuan në sfidë për ndërtimin e shtetit.

Nisa si zëdhënëse e Komunës së Vushtrrisë, asambleiste e PDK-së, nënkryetare e komunës, pastaj deputete në tri mandate.

Gjithë ky rrugëtimi i imi, Kosovës, Vushtrrisë dhe votuesëve të mi, i ka sjellë shumë dobi e projekte në të mirë të përgjithshme.

Shpesh herë gjatë këtij rrugëtimi të gjatë politik edhe jeta ime dhe e familjes time është vënë në rrezik, por asnjëherë dhe askush nuk ka arritur ta zbeh qëllimin tim madhor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe votuesëve të mi.

Jam krenare me secilin veprim timin politik dhe këtë krenari do ta mbaj deri në frymën time të fundit.

Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë.

Votuesëve të PDK-së dhe mbështetësve të mi, ju përkulem dhe falënderohem përjetësisht, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira.

Me nderime;

Xhevahire IZMAKU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit