-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Xhudisti japonez mposht serbin për të artën e parë me flamur të Kosovës

Rekomandime

Shigeki Nakamura ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ai në finale të kategorisë deri në 73 kg, të shtunën pasdite, mposhti xhudistin serb Aleksandar Rajiçiq me “ippon”.

- Advertisement -

Deri në finale, ai fitoi edhe tri luftëra të tjera.Nakamura para pak kohësh ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe në paraqitjen e parë, fitoi të artën.

Ndërkohë, Flaka Loxha ka humbur finalen e saj në Dubrovnik. Ajo u mposht nga italianja Veronica Toniolo me një “waza-ari” pas katër minutash luftë.

Deri në finale të kategorisë deri në 57 kg, Loxha kishte fituar dy lufta.Më herët gjatë ditës, Laura Faziu fitoi medaljen e artë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit