2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zafir Berisha ia gjen ‘ilaçin’ sulmeve kibernetike ndaj trustit

Rekomandime

Zv.drejtori i TRUST-it, Agron Krasniqi deklaroi se faqja në internet e këtij institucioni po pësonte sulme kibernetike. Por, me çka po merret Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha.

- Advertisement -

“Është paraparë që në orën 15:00 të fillojmë me aplikimin e tërheqjes së 10% të Trustit. Siç po duket ka pasur shumë tentativa të sulmeve kibernetike andaj faqja është e paqasshme për të aplikuar”, ka thënë Krasniqi.

Por, derisa në orën 15 ishte paraparë të hapej aplikimi për të gjithë, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk po kanë qasje fare në faqen e TRUST-it për ta tërhequr 10 përqindëshin që iu takon.

Ai së fundi ka bërë një postim në Facebook në stilin “a iu kam thënë” ku arsyeton sulmet ndaj Vjosa Osmanit, pasi kjo duket se ka vendosur që të mos i vazhdojë kontratën fondacionit të ambasadorit dhe mikut të Kosovës, William Walkerit.

- Advertisement -

“Duhet me pasë shpirt njeriu dhe me qenë e përgjegjshme për me ditë se çka është vlera, respekti dhe shteti i dalë nga sakrifica sublime”.

Mendonin disa se kamë diçka personale, kur unë kisha thën: A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?

- Advertisement -

Duhet me pasur shpirt njeriu dhe me qenë e përgjegjëshme për me ditur se çka është vlera, çka është respekti dhe çka është shteti i dalur mbi sakrificën sublime të një populli.

William Woker ishte ndërgjegjëja e botës demokratike, ishte zëri i të vërtetës shqiptare në luftën titanike për liri dhe mbijetesë!
Zafa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit