-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave të tij ka emëruar zëvendësministrat e Punëve të Brendshme për strategjitë e caktuara.Një pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha. Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të Veliut:

- Advertisement -

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si Ministër i Punëve të Brendshme, sot emërova në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për stategjitë e përcaktuara :Agron Bacaj – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:
– Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,
– Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe
– Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëveZafir Berisha – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe
– Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.Milan Radojević – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:– Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;

– Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe
– Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:– Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;
– Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dhe
Riatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit