Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është rikthyer sot në Kosovë, pas intervistimit nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ish-komandanti i UÇK-së ditë më parë kishte pranuar thirrjen nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë. Berisha kishte thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë shpreson të jetë e fundit që mundohet për ta njollosur luftën e UÇK-së.
Ai u prit nga një numër i madh mbështetësish me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës.
“Komandant Zafir Berisha sonte u kthye në Kosovë me kokën lartë, faqebardhë dhe shumë krenarë sepse atë që e bëri në luftë, e bëri edhe sot në paqe, mbrojti me dinjitet krenarinë tonë kombëtare UÇK-në dhe luftën e drejtë të saj për liri.
Mirë se erdhe Komandant Zafa, jemi përherë krenarë me ty dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së.” është mesazhi i tyre.