3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Zbardhen detajet: Si e detyroi të miturin të bëjë marrëdhënie seksuale te Ura e Gurit

Rekomandime

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.J. nga fshatin Sankoc, Komuna e Drenasit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit nga neni 227 par. 1 lidhur me par. 4 nën par. 4.7 lidhur me nenin 7 të KPRK. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, dt. 27.08.2019 në ora 13:00, e që do të zgjasë deri më dt. 27.09.2019.

Gjykata konsideron se janë plotësuar bazat ligjore nga pika 1.2.3 e nenit 187 të KPPRK, sepse duke pasur parasysh peshen e vepres penale, pasojat të cilat i ka kjo vepër, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë dhe për të cilën vepër parashihet dënim mjaft i lart, mënyren dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale.

- Advertisement -

Ndaj të dëmtuarit (fëmijë i moshës 13 vjeqare), ashtu që i pandehuri duke e shfrytëzuar momentin fillimisht e josh viktimën për të blerë një pije dhe në pjesën e nën urës (Ura e Gurit në qendër të qytetit) i kërkon viktimës të holla.

Dhe pasi që fëmia nuk ka të holla, e pastaj kërkon nga fëmia që ti heqë pantallonat, duke e kryer aktin seksual me të (seks oral).

Prandaj në këtë rast duke pasur parasysh sjelljet dhe vendosmërinë e tij, duke kryer një veprim inkriminues në qendër të qytetit dhe atë në mes ditë, ku është frekuentim i madh i njerëzve, e veçanarisht ku viktima është fëmijë pra viktimë e ndjeshme, ku ligj në këtë rast ka paraprë mbrojtje të posaqme.

- Advertisement -

E gjithë kjo tregojnë rrezikun se i pandehuri me qëndrimin në liri mund të përseris veprën penale, të natyrës së njëjte e që mund të ndikojë në mënyrë negative ndaj të dëmtuarit si dhe rrethin ku jeton dhe më gjër.

Andaj, është vlerësimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit