3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zbardhet e gjithë prapaskena: Ja e vërteta e dorëheqjes së Shpend Maxhunit

Rekomandime

“Arsyeja e vërtete se pse Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje, nuk mund të jetë vetëm fakti se ai mund të ketë marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate, por edhe frika nga shkarkimi dhe dënimi për bëmat e tij kundërligjore, pas ndërrimit të qeverive. Siç dihet gjatë kohës sa ai ishte Drejtor i Policisë së Kosovës në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Pejës, ndërmjet muajit shkurt dhe prill të vitit 2012, u vodhën mbi 25 kilogram ari, i cili sipas raportimeve të Prokurorisë u shkri dhe dërgua, pa asnjë pengesë në Turqi”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë ta komentojnë dhe interpretojnë në mënyra të ndryshme arsyen e vërtetë të dorëheqjes së papritur të Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të AKI-së.

- Advertisement -

Një nga dyshimet më të bazuara që shihet kryesore, është se ai ka marr ftesë nga Gjykata Speciale që të intervistohet, mbase edhe të penalizohet për rrjedhën e informacioneve sekrete rreth hetimeve që janë zhvilluar nga kjo gjykatë ndaj figurave të ndryshme të rangut të lartë të politikës në Kosovë.

Këtë mundësi si të parën e sheh edhe analisti politik, Gani Qarri.

Por Qarri thotë se kjo është vetëm një nga ato abuzime që kanë ndodhur aty, por që kupa është mbushur akoma më herët me një mal skandalesh që e kanë përcjellë AKI-në, e për të cilat Maxhuni është dashur të përgjigjet para qeverisë së re në ardhje.

- Advertisement -

“Prandaj ai nuk ka mundur ta pres këtë ballafaqim por ka marr urdhra nga lart, që të largohet, të jap dorëheqje. Arsyeja e vërtete se pse Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje, nuk mund të jetë vetëm fakti se ai mund të ketë marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate, por edhe frika nga shkarkimi dhe dënimi për bëmat e tij kundërligjore, pas ndërrimit të qeverive. Siç dihet gjatë kohës sa ai ishte Drejtor i Policisë së Kosovës në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Pejës, ndërmjet muajit shkurt dhe prill të vitit 2012, u vodhën mbi 25 kilogram ari, i cili sipas raportimeve të Prokurorisë u shkri dhe dërgua, pa asnjë pengesë në Turqi. Për aq më keq, përveç vjedhjes së arit, u raportua se në të njëjtën kohë janë shkatërruar edhe provat e më shumë se 200 krimeve të rënda, të ndodhura në Pejë me rrethinë, si armë, gëzhoja, gjurmë të ADN-së, e prova tjera të rëndësishme materiale, të cilat për muaj e vite, ishin mbledhur nga prokuroria dhe hetuesit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas analistit politik, Gani Qarri, ari i vjedhur jo vetëm që tash e atëherë, ende nuk dihet se në pronësi të kujt ka kaluar dhe në emër të cilit pushtetar u deponua në Turqi, por ai thuhet se u përdor edhe si kamuflim për shkatërrimin e mbi 200 provave në Dhomën e Dëshmive.

- Advertisement -

“Shpend Maxhuni së pari u katapultua nga kuislingu Hashim Thaçi në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, e pastaj edhe në kreun e AKI-s. Kështu që gjatë gjithë kësaj kohe, Drejtor i Policës dhe shef i AKI-s ishte Shpend Maxhuni, cili përderisa asnjëherë nuk tregoi para popullit të Kosovës se çfarë u bë në të vërtetë me këto dhe dhjeta e qindra raste të tjera kundërligjore, ai e ktheu në mister të trisht dhe skandal shtetëror edhe kidnapimin dhe ekstradimin klandestin të shtetasve turq, i cili si servil dhe i nënshtruar i tij, Maxhuni i ka raportuar rregullisht dhe për çdo detaj vetëm Hashim Thaçit, duke shkelur kështu edhe ligjet në fuqi”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Por përkundër të gjitha atyre sa ndodhën, sipas Qarrit përfshi edhe shkeljet e mëdha e të paskrupullta të ligjeve të Kosovës, ish-drejtori i Policisë dhe i AKI-së, mbeti gjithmonë i paprekshëm, madje pak para se të bëhet ndërrimi i qeverisë, ai jo vetëm se u porosit nga Hashim Thaçi që të epte dorëheqje.

“Por nga paterica e Thaçit, Ramush Haradinaj u vesh edhe me pancir mbrojtës dhe dekorua edhe me medaljen “Skënderbeu” në mënyrë që Shpend Maxhuni të mos guxojë të thirret në përgjegjësi penale e dënohet as nga qeveria e re. E kjo përpjekje për ta shpëtuar atë nga banka e të akuzuarave për të gjitha krimet, besohet që nuk do të funksionon, sepse krimet duan të zbardhen”.

“Megjithatë pa marrë parasysh të gjitha lojërat dhe atraksionet mafioze të politikës dhe pushtetarëve të inkrimuar deri në fyt, besoj që me ndërrimin e pushteteve, përfundimisht edhe Shpend Maxhuni bashkë me tutorët e tij të deritanishëm politik e shtetëror, do të përgjigjet dhe marrë dënimin e merituar për të gjitha shkeljet e renda ligjore, përfshi abuzimin me detyre e deri te lidhjet e mundshme me nëntokën dhe mafio oligarkët më të pështirë të Kosovës”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit