2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbardhet skenari: Ja ‘patatja’ e nxehtë që mund t’ia djegë dorën Albin Kurtit

Rekomandime

“Vendimi mbi marrëveshjen veç është i bërë. Kam mendim se Thaçi veç ka informacione. Të tilla ka edhe Kurti.

Kjo për faktin se kanë pasur kontakte me kompetentët nga SHBA-ja. Nga gjoja këto bisedime do të sillet një marrëveshje.

- Advertisement -

Ajo do të jetë fatale dhe shumë territor dhe shumë asete tona jetike do t’i humbim”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Duke parë presionin e madh të diplomacisë ndërkombëtare që po i bëhet shtetit të Kosovës, për rifillimin e dialogut me Serbinë, analistët politikë vlerësojnë se qeverinë e re të Kosovës në ardhje, e pret një vjeshtë e nxehtë e zhvillimeve diplomatike dhe e presionit të madh ndërkombëtar për fillimin e shpejtë e pa kushte të bisedimeve me Serbinë.

- Advertisement -

Kështu mendon profesori i njohur, Muhamet Kelmendi, sipas të cilit këtë mesazh e solli në Prishtinë e dërguari special i presidentit Trump për bisedimet me Serbinë, ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell, në takimet që i zhvilloi me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në detyrë dhe të partive politike.

Profesor Kelmendi thotë së tani po i mbetet Qeverisë së re të Kosovës dialogu me rrezik koncesionesh të dëmshme me Serbinë, tema më serioze për shtetin, “patatja” e nxehtë që mundë t’i djeg dorën.

- Advertisement -

Edhe analisti amerikan, Edvard Joseph, thotë se me emërimin e Richard Grenellit, të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Shtëpia e Bardhë beson se mund ta bindë Gjermaninë që të mbështesë idenë e përfolur më herët për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Kelmendi shprehë shqetësimin e tij, se kjo do të thotë që në Kosovë do të ketë kompromis për shkëmbim territoresh, sepse qeveria e re nuk do të jetë e gatshme që të merret me këtë çështje, për të cilën veç ka punuar kohë të gjatë Hashim Thaçi me Aleksandër Vuqiqin.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe daljes së Qeverisë së Kosovës, do të vazhdojnë të ashtuquajturat bisedime me Beogradin. Mendohet se deri në Pranverë do të zgjasin dhe përfundojnë. Mirëpo shtrohet pyetja se çka do të realizohet si çështje. Pozita e Kosovës është e dobësuar shumë. Me Qeverinë e re do të pëson kolaps total shteti i ynë. Do të hiqet taksa dhe në vend të kësaj thuhet se futet reciprociteti. Ky veprim hap rrugë dhe natyrisht se do të bisedohet urgjentisht për të gjitha çështjet dhe në fund do të bëhet rikonfigurimi i hartës në Ballkan”, tha profesori i njohur Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje Kelmendi pohon se edhe ambasadori i SHBA-ve në Berlin, është duke bërë punë të madhe në drejtim të kapjes së Berlinit zyrtar në rrugën e kompromisit të dhimbshëm, sipas skenarit Thaçi Vuçiq.

“Kjo do të vazhdoj. Por, në këtë rrugë, Kosova dhe organet e sajë janë vetëm shikues. Vendimi mbi marrëveshjen veç është i bërë. Kam mendim se Thaçi veç ka informacione. Të tilla ka edhe Kurti. Kjo për faktin se kanë pasur kontakte me kompetentët nga SHBA-ja. Nga gjoja këto bisedime do të sillet një marrëveshje. Ajo do të jetë fatale dhe shumë territor dhe shumë asete tona jetike do ti humbim”, shtoi profesori universitar, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

E për ta ndaluar këtë proces negativ, Kelmendi thotë se do të duhet të ndodhë reagimi dhe kundërshtimi qytetar, nëse ka forca politike që e bëjnë mobilizimin sepse duhet angazhim i madh për të ndalur këtë.

“E sa do të arrihet mbetet të shihet. Pozita dhe kompetencat e Thaçit nuk dobësohen aspak, edhe nëse atij i merret e drejtë për të biseduar me Serbinë, gjë që po e pretendojnë partnerët e rinj të koalicionit. Nuk ka farë logjike të themi se Thaçit iu ka dobësuar pozita! Thaçi i ka kompetencat e përcaktuara. Në këtë kuadër do të vepron. Në favor i shkon deklarata e VV-së dhe e LDK-së për të hequr taksën dhe për të biseduar gjoja me shtetin kriminal serb. Thëniet e dobësimit kanë për qëllim forcimin e z. Thaçi. Kurti dhe Vjollca janë kundër taksës. Kjo i intereson Thaçit. Të tjerat do të shihen sikundër edhe thash”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit