1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zbulimi i antropologut italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh (VIDEO)

Rekomandime

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë.

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

- Advertisement -

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit, ka treguar Anati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit