1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Zbulohen detaje: E dashura 28 vjeçare ia mori hoxhës 10 mijë euro, por i kërkoi edhe diçka tjetër

Rekomandime

28 vjeçarja me inicialet S.T., që rezultoi të jetë e dashura e hoxhës S.B., nga Mitrovica, i kishte marrë hoxhës 10 mijë euro para vetëm që marrëdhënia e tyre të mos përhapej, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Por, 10 mijë euro nuk i mjaftuan të dashurës së hoxhës, ajo kishte filluar ta shantazhonte atë duke i kërkuar akoma para, derisa i shkoi në shtëpi.

Pas disa tentimeve, e dashura i shkoi afër shtëpisë së hoxhës, ku shtiu me armë dhe më pas u arrestua nga Policia e Kosovës për veprën ‘kanosje, shantazh dhe përdorim të armës’.
Nga Prokuroria kanë treguar se kanë filluar hetimet ndaj 28 vjeçares dhe i kanë caktuar masën e paraburgimit.

“I dëmtuari S.B, ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura ka kanosur me mesazhe përmes telefonit mobil, dhe e ka shantazhuar se duk do ta le të qetë atë dhe familjen e tij, përderisa ai nuk ia jep asaj 10 mijë euro”, shkruan në kërkesën e prokurorisë.

- Advertisement -

“I dëmtuari S.B ia ka dhënë shumën e cekur të parave, mirëpo e pandehura edhe më tutje ka vazhduar që ta shantazhojë. Kështu që me datën 05.11.2019 ka shkuar para shtëpisë së tij në fshatin Zhabar I Ulët dhe aty ka shtënë një herë me armë në ajër”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit