2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zbulohen detajet nga Samiti në Londër, Kurti ia thotë në sy Bernabiqit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Bernabiq që Serbia të njohë Kosovën.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka zbuluar detaje nga diskutimi të cilin e ka konsideruar magjepsës.

- Advertisement -

Në një status në rrjete sociale, Rigterink ka thënë se Kurti i ka kërkuar Serbisë reciprocitet dhe njohje, pasi Bërnabiq deklaroi se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë.

“Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Investimeve # WesterBalkans: Kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka shkruar Rigtering.

- Advertisement -

Kurti përballë Bërnabiqit në Londër, ja çfarë kërkon kryeministri kosovar

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër.

Ndërkaq Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmonin Kosovën jashtëzakonisht shumë.

“Ne kemi një diasporë të jashtëzakonshme dhe investimet nga ta do ta ndihmonin jashtëzakonisht shumë Kosovën”, ka thënë ai, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e Samitit në Twitter.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar pjesëmarrësit në konferencën e donatorëve për ndihmat që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit