Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.
“Taksa nuk është mirë të largohet. Po gabon rëndë”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit, raporton Ekonomia Online.
- Advertisement -
Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.
Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.