Adil Krasniqi, 33 vjeç nga Kolovica e Prishtinës, është personi i kërkuar për grabitjen e armatosur të ndodhur të hënën në degën e “Raiffaisen Bank” në Shtime.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ekziston dyshimi i bazuar se Krasniqi është pjesëmarrës në grupin e grabitësve.
Dy prej tyre tashmë janë arrestuar ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë.
Policia është duke punuar në identifikimin e personit të katërt i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore, të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkëngjiten lëndës.