1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zbulohet letra që Sekretari Amerikan i Shtetit i dërgoi Vuçiqit dhe mesazhi i qartë për njohjen e Kosovës

Rekomandime

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmbajtja e së cilës është zbuluar sot në mediat serbe.

Se mori një letër të pazakontë nga Blinken, e zbuloi edhe Vuçiq një ditë më parë, duke thënë se thënë se mesazhi që mori nga Blinken ishte i mirë, duke përjashtuar këtu kërkesën për njohjen reciproke me Kosovën.

- Advertisement -

Në letrën e tij, Blinken përsëriti pikëpamjet e njohura të Uashingtonit dhe vizionin për një Serbi të qëndrueshme, të prosperuar dhe demokratike në rrugën e anëtarësimit në BE, derisa përmendi edhe çështjen e Kosovës duke theksuar se se qëllimi i SHBA-ve është të shohin një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës që do të rezultojë me njohje reciproke.

Kjo do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmërinë e të gjitha palëve për kompromis. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të çojë përpara në të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, citohet ndër të tjera të ketë thënë Blinken në letër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit