3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zbulohet se si po zhvaten pushuesve në bregdetin shqiptar, u kërkohet taksë edhe për rezervim të biIetës

Rekomandime

Bileta prej 15 euro kthyese për Shëngjin nuk është kostoja e e vetme që aplikojnë agjencitë turistike nga Kosova për pushuesit në bregdetin shqiptar.

- Advertisement -

Ato po e aplikojnë edhe një taksë shtesë prej 1 euro, me rastin e kthimit, të cilën e kanë quajtur “tarifë për rezervim të biletës”.

“Kam paguar 15 euro biletë kthyese për Shëngjin, por kur erdhë koha me u kthy, nga agjencia më thanë që duhet me u lajmëru në vendin e caktuar në Shëngjin për ta paguar edhe taksën për rezervim të biletës”.

Kjo taksë, siç shihet në dëshmitë që ka siguruar Buletini Ekonomik, është 120 lekë, apo 1 euro.

- Advertisement -

Buletini Ekonomik ka kërkuar sqarime nga disa agjenci se pse aplikohet kjo tairfë por nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe sivjet bileta kthyese për Shëngjin është shtrenjtuar për 5 euro, duke u bërë 15 euro prej 10 sa ka qenë një vit më herët. /Buletini Ekonomik

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit