4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zbulohet skandali me naftën në Kosovë: Kështu po plaçkiten kosovarët

Rekomandime

“Kjo është vetëm një nga format perfide të krimit ekonomik që duhet të ndiqet me ligj. E sikur që dihet, deri më tani krimi ekonomik nuk po ka të ndalur nga kurdisja e çmimeve nga kompanitë e ndryshme. Kjo vetëm sa po dëshmon që është në funksion një skemë kriminale, tregues që na bënë të kuptojmë se sa e thellë është futur nëntoka kriminale në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarive profitabile në Kosovë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pas një varg ankesash nga qytetarët, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë të ditur se pas dhe hetimeve të zhvilluara në fushën e tregut të derivateve të naftës, kanë konkluduar se kishte pasur marrëveshje në mes të kompanive për ta kurdisur çmimin e naftës, ku kompanitë fitonin deri në 135 për qind mbi vlerën e kostos së çmimit furnizues.

- Advertisement -

Analistët e fushës së ekonomisë dhe ata politikë, konsiderojnë se zbulimi i kësaj afere kriminale në fushën e tregut të derivateve, është vetëm edhe një mega skandal i radhës në Kosovë, si pasojë e mos funksionimit të duhur të ligjit dhe të shtetit.

Analisti politik, Ragip Guraziu duke folur për “Kosova Sot Online”, thotë se vetëm në një shtet ku fare nuk ka sundim të ligjit, ku ekonomia dhe tregu zhvillohen me ligjet e xhunglës, mundë të ndodhë një plaçkitje e këtij niveli e qytetarëve të varfër.

Sipas Guraziut, është tepër e domosdoshme që ndaj kësaj lidhje kriminale të tregtarëve të naftës dhe kompanive përkatëse, të ndërmerren masa ndëshkuese dhe njëherit të detyrohen për kthimin e çmimeve në nivelin e atyre që janë në rajon.

- Advertisement -
Ragip Guraziu

Vërtetë është e pa kuptueshme se si u toleruar që për gjithë këto vite në vazhdimësi të plaçkiten kosovarët e varfër,në forma të ndryshme.

Akoma më e dhimbshme bëhet gjendja kur kjo plaçkitje është lejuar, duke qenë fare e njohur dhe e ditur, nga vetë ata që i kemi votuar dhe që janë në Qeveri, e kanë qëndruar për vite të tëra në krye të shtetit, nuk kanë ndërmarr masa për ta kontrolluar këtë treg ndër më profitabilët në ekonominë e Kosovës, por është lejuar që matrapazët ta zhvatin pa mëshirshëm qytetarin e varfër të Kosovës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Guraziut, autoriteti i konkurrencës do të duhej që të ushtrojë edhe kallëzim penal ndaj atij grupi të kompanive të tregtimit të naftës që kanë bërë një marrëveshje të tillë, sepse kurdisja e çmimeve në dëm të konsumatorit është vepër penale.

Kjo është vetëm një nga format perfide të krimit ekonomik që duhet të ndiqet me ligj.

E sikur që dihet, deri më tani krimi ekonomik nuk po ka të ndalur nga kurdisja e çmimeve nga kompanitë e ndryshme.

Kjo vetëm sa po dëshmon që është në funksion një skemë kriminale, tregues që na bënë të kuptojmë se sa e thellë është futur nëntoka kriminale në të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarive profitabile në Kosovë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, para këtij fakti të dëshmuar nuk duhet të mbrapset as Autoriteti i Konkurrencës dhe as drejtësia, por duhet ta ndjekin rastin deri në ndërmarrjen e masave adekuate ligjore.

Rasti më taze, i freskët që e ka zbuluar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë të ditur se ka pasur marrëveshje në mes të kompanive për ta kurdisur një lloj çmimi të unifikuar të e naftës, gjë që ka shkuar në dëm të qytetarëve, e nga e cila marrëveshje kompanitë kanë fituar kundërligjshëm deri në masën prej 135 për qind.

Për çfarë ekonomie të lirë të tregut mundë të flasim kur lejohen skandale të tilla përmes të cilave po vazhdojnë të plaçkitën kosovarët e varfër, do të duhej të ishte pyetja për të gjithë ata që e kontrollojnë funksionimin e këtij tregu.

Derisa edhe kjo është edhe një skemë kriminale që dëshmon se sa e thellë është kapur shteti jonë, duhet të intervenohet sa më shpejtë dhe të mos përsëriten raste të tilla. Qeveria e re gjendet para shumë detyrave serioze të kësaj natyre që lidhen me forma të ndryshme të krimit të organizuar të instaluar nga nëntoka kriminale në Kosovë, prandaj duhet të kërkohet veprim urgjent nga organet e sundimit të ligjit”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit