-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulohet skenari sekret i Thaçit për anulimin e zgjedhjeve

Rekomandime

“Një situatë e tillë tani e krijuar me hyrjen e NISMA-s në Kuvend, ndikimi i z. Thaçi që ka te komunitet jo serbe, që kanë deputet në Kuvendin e Kosovës, edhe mund të prodhoj një ngërç sa I përket formimit të qeverisë së koalicionin LVV-LDK, që lehtë mund të provokoj zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Dërgimi për rinumërim të radhës të shumicës së votave të cilat ishin numëruar, rinumëruar madje edhe ishin në pritje vetëm për tu certifikuar, sikur të mos ndërhynte PZAP-ja me një vendim të papritur, sipas analistit politik, Nexhat Haziri do të implikon ndryshim serioz, jo vetëm në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, por rreziku më i madh vjen nga pikësynimi përfundimtar, që sipas tij është projektuar nga Hashim Thaçi, për anulimin e tërë procesit dhe përsëritjes së zgjedhjeve.

Deri në këtë pikë, sipas Hazirit do të arrihet nëse Hashim Thaçi dhe SHIK-u nuk e arrijnë qëllimin e tyre, që ta përdorin koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për t’i shantazhuar LVV-LDK.

Nexhat Haziri

“Duke ju imponuar si pjesë e koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar. Loja e Hashim Thaçit për ta dëmtuar koalicionin LVV-LDK, do të luhet me të gjitha mjetet, edhe shantazhin, vetëm që ta arrij qëllimin e vetë që ka, të mbetet i pa prekshëm për vazhdimin e dialogut dhe kompromisit në dialog me Serbinë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

“PZAP-i është nën ndikimin e Hashim Thaçit, i cili përmes tentimit për ta futur NISMA-n në Kuvend, synon forcimin e pozicionit të tij politik dhe vendim marrës në raport me koalicionin eventual qeverisës LVV-LDK,sidomos në procesin e dialogut me Serbinë. Dhe tani mund të themi se këtij synimi ia arriti. Hapi i dytë i Hashim Thaçit do të jetë që pas futjes eventuale të NISMA-s në Kuvend, përmes blerjeve apo edhe kërcënimeve do të mundohet t’i pengoj deputetët nga komunitet jo serb, që mos të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar, apo edhe në rast se bëhen,përmes tyre ta shantazhon qeverinë e re”, shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se partnerët e koalicionit të opozitës, LVV dhe LDK, nuk duhet të pranojnë për asnjë çmim futjen e ish PANI-tave në qeverinë e re, sado që mundë të shantazhohen dhe të përmbyset procesi i tanishëm zgjedhor, duke e dërguar vendin edhe në zgjedhje të reja.

- Advertisement -

“Tani kur NISMA arriti të futet në Kuvend, assesi nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë, pasi përveç se është një parti që ju shërben dy-tre individëve për interesat e tyre material dhe korruptive, do të jetë një lloj “Kali i Trojës” i Hashim Thaçit i cili përmes kësaj partie do ta shantazhon koalicionin e ardhshëm qeveritar në mes LVV-së dhe LDK-së, nëse i ngushtohet fushëveprimi i tij, vetëm për aq sa ia parasheh Kushtetuta e vendit si president. Një situatë e tillë tani e krijuar me hyrjen e NISMA-s në Kuvend, ndikimi I z. Thaçi që ka te komunitet jo serbe, që kanë deputet në Kuvendin e Kosovës, edhe mund të prodhoj një ngërç sa i përket formimit të qeverisë së koalicionin LVV-LDK, që lehtë mund të provokoj zgjedhje të jashtëzakonshme”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit