5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Zëdhënësi i Presidencës me kritika të ashpra për Avdullah Hotin: Ai nuk mund të përfaqësojë LDK-në, jo më Kosovën!

Rekomandime

Zëdhënësi i Presidentit, Adil Behramaj, ka reagur pas vizitës së kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel dhe takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje? Pa mandat të Kuvendit. Pa unitetit dhe konsensus politik. Pa platformë të dialogut. Pa transparencë publike.

- Advertisement -

Pa grupin e ekspertëve.

Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës” shkruan Behramaj në facebook.

Behramaj thotë se Avdullah Hoti nuk mund të përfaqësojë LDK-në dhe jo më Kosovën.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje? Pa mandat të Kuvendit. Pa unitetit dhe konsensus politik. Pa platformë të dialogut. Pa transparencë publike. Pa grupin e ekspertëve. Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës.

- Advertisement -

Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën. Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij!

Në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel. Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste!

Që nga 24 qershori kur u anulua takimi i Uashingtonit për shkak të publikimit të çuditshëm të propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Avdullah Hoti nuk e ka thënë as një fjalë të vetme në përkrahje të presidentit, ndonëse ai gjeti kohë ta uronte edhe Liverpoolin.

Edhe pse distanca në mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së Kryeministrit nuk është as 50 metra, ai nuk e mori mundin më asnjëherë që të vinte dhe ta takonte. Jo vetëm për t’u koordinuar, por as për ta shprehur një solidaritet krejtësisht njerëzor!

Nuk e paskemi ditur, por Avdullah Hoti qenka tërësisht i amputuar nga ndjenjat e patriotizmit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit