4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zëdhënësi i VV’së i reagon Abdixhikut: Kemi thënë se posti i presidentit duhet të mbetet jashtë negociatave

Rekomandime

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratave të Abdixhikut, i cili tha se po të kishte fituar LDK’ja tashmë do të ishte krijuar qeveria dhe se Albin Kurti do të zgjidhej president.

- Advertisement -

Abdixhiku po ashtu tha se nëse vendi shkon në zgjedhje atëherë nuk do të ketë më bashkëpunim mes VV’së dhe LDK’së.

“Lumir Abdixhiku po thotë se nëse VV do te kishte dale e dyta për 24 ore do te ishte kryer marreveshja. E vertete. Problemi është se LDK nuk po pranon te pajtohet me faktin se ka dale e dyta”, ka thënë ai.

“Sa i përketë presidentit është gabim te spekulohet se Albin Kurti do te ishte bere president. Neve kemi thënë në fushatë se posti i presidentit duhet te mbetet jashtë negociatave për qeverisje. Kete e kane thene edhe figura te LDK-se. Ne jemi te vendosur ta mbajmë fjalën si gjithmonë.”

- Advertisement -

Ndryshe sot është mbajtur një takim tjetër mes VV’së dhe LDK’së ku janë pajtuar që të shtohen takimet mes dy subjekteve.

Presidenti i vendit ndërkohë ka vendosur që Kuvendi do të mblidhet me 24 dhjetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit