2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zeka: Dy rrugë i ka Kurti, ose ka me shku në shpi ose ka me pranu Asociacionin

Rekomandime

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, që bëri thirrje për formimin e Asociacionit.

Zeka, tha se nëse kryeministri Albin Kurti, nuk pranon që asociacioni të formohet, atëherë ai do shkoj në shtëpi.

- Advertisement -

Ai tha se pa ambasadorët e QUINT’it nuk ishte bërë Qeveria e Kosovës, ashtu siç janë bërë edhe Qeveritë e reja.

‘’Dy rrugë i ka Albin Kurti, o ka me shku në shpi, o ka me pranu asociacionin.’’

Tutje Zeka tha edhe nëse Kurti i ka 110 deputetë, nëse nuk pranon asociacionin apo çkado që i servohet nga Brukseli dhe Washingtoni, atëherë do shkojë në shtëpi.

- Advertisement -

Kujtojmë se Kurti sot është pyetur në lidhje me krijimin e asociacionit për të cilin tha se nuk është e mundur të ndodhë, pasi nuk parashihet as me kushtetutë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit