Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij nuk mundet i vetëm ta Iuftojë Rusinë.
Ai u ka bërë thirrje shteteve të tjera të veprojnë “para se të bëhet vonë”.
Duke kërkuar mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë, Zelensky ka thënë se do të ketë Iuftë të tretë botërore.
“Nuk mund të merret vendim që të mbyllet hapësira, ose të mos mbyllet. Mbylleni qiellin për ta ndalur bombardimin”, është shprehur ai për SkyNews, transmeton KlanKosova.tv.
“Do të nisë Iufta e tretë botërore. Atëherë do të merret vendim që të mos ketë zonë fluturimi, por do të jetë tepër vonë”.
“Më besoni, nëse stërzgjatët kështu, do ta shihni… ata do ta mbyllin qiellin, por që deri atëherë do të humbim miliona jetë”.