Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka publikuar një video-mesazh duke përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe duke thënë se vendi i tij do ta fitojë luftën me Rusinë.
Sipas BBC, Zelenskyy tha gjithashtu se Ukraina nuk do t’i japë Rusisë “asnjë pjesë të tokës sonë”.
“Ne po Iuftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë,” -tha ai.Shumë shpejt do të festojmë dy fitore në Ukrainë, ndërsa Rusia asnjë. Ne fituam atëherë. Ne do të fitojmë tani. Dhe Khreschatyk do të shohë paradën e fitores – Fitoren e Ukrainës! Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin! Lavdi Ukrainës!,” tha Zelensky në një postim në Telegram.
President of #Ukraine @ZelenskyyUa: “We won then. We will win now, too! And Khreshchatyk will see the parade of victory – the victory of Ukraine. Glory to Ukraine!” pic.twitter.com/339L7s6Faz
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 9, 2022
Khreschatyk është rruga kryesore për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Rusia po shënon gjithashtu sot përvjetorin me paradat e saj vjetore të Ditës së Fitores në të gjithë vendin, të cilat festojnë fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.