1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zemaj: Do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar sonte takim me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, ku kanë folur për situatën e fundit me COVID-19 dhe me ashpërsimin e masave kundër COVID-19.

- Advertisement -

“Në takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19. Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Sipas Zemajt, ky është një vlerësim i përbashkët për të ruajtur shëndetin publik.

“Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”, ka shkruar tutje Zemaj.Tutje, ministri Zemaj ka kërkuar që të respektohet masat e Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit