Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajm të mirë.
Frigoriferët për ruajtjen e vaksinës kundër koronavirusit kanë arritur në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Zemaj u shprehë në postimin e tij se Kosova është gati për pranimin e vaksinës.
Postimi i plotë:
Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.
Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë.
Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.
Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim.
Vaksina po vjen!Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!Bashkë ia dalim!