11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Zemaj njofton masa të reja në qendra tregtare, markete dhe lokalet e gastronomisë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e radhës së Komitetit për menaxhimin e Pandemisë Covid-19, duke thënë se disa nga masat e reja tashmë kanë filluar të japin rezultatet e para.

- Advertisement -

Ai ka treguar se kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësor për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni.

Zemaj tutje ka thënë se me qëllim të menaxhimit sa më korrekt të situatës, si Ministër, në bashkëpunim edhe me Zyrën e Kryeministrit, ka rekomanduar disa masa për zbatim për parandalimin e përhapjes së Covid.

“Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes ( sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj”, ka shkruar Zemaj.

- Advertisement -

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimi e tij:

Në mbledhjen e radhës së Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, së bashku me anëtarët, përfaqësuesit…

Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 17. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit