0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zemaj: Të mos keqpërdoret mërgata me shitje të biletave, nuk ka fluturime deri në vendimin tjetër

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në raportimin para komisionit parlamentar ka thënë se angazhimi i 200 profesionistëve do të shpërndahet në tërë Kosovën sipas nevojës.

“Te pozitat konkurruese, qeveria ka lejuar angazhimin e 200 profesionistëve, që së paku ta kemi një shpërndarje sipas nevojave emergjente, janë të specifikuara në konkursin publik”, ka thënë Zemaj.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Ministria që drejton ka komunikim intenziv me komunat e Kosovës.

“Bashkëpunimi me komunat jemi në komunikim intenziv me ta, kemi raportime ditore prej shtabeve të emergjencave nëpër komuna”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq sa i përket anulimit të fluturimeve Zemaj ka thënë që kompanitë ajrore nuk duhet të bëjnë keqpërdorime dhe të shesin bileta deri në vendimin tjetër për lejimin e fluturimeve.

- Advertisement -

“Ne si Ministri nuk kemi të bëjmë me çështjen e fluturimeve, por derisa nuk ka një njoftim për ndryshim të vendimit për lejimin e fluturimeve shitja e biletave të mos bëhet dhe të mos keqpërdoret mërgata”, ka thënë ministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit