6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zemaj thirrje qytetarëve: Na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për rëndësinë e respektimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

- Advertisement -

Zemaj gjatë një pranimi të një donacioni nga BE-ja për luftimin e koronavirusit, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar që të krijohet një situatë më e volitshme në vend.

Zemaj po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i dëgjojnë ata të cilët bëjnë thirrje për padëgjueshmëri në vendimet e qeverisë.

“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni masat e MSH-së dhe IKSHPK-së, mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e qeverisë, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes, më e rëndësishme është shëndeti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, tha Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit