2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Zemra” e Tokës po ftohet më shpejt se sa pritej

Rekomandime

‘Zemra’ e Tokës po ftohet më shpejt se sa pritej: këtë sugjeron studimi i përçueshmërisë termike të një minerali që ndodhet në kufirin midis bërthamës dhe mantelit.

Gjetjet, të cilat mund të kenë implikime për evolucionin e planetit tonë, janë botuar në revistën Earth and Planetary Science Letters nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Motohiko Murakami i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë në Cyrih.

- Advertisement -

Studiuesit matën në laborator përçueshmërinë termike të mineralit bridgmanit, i cili shtrihet në kufirin midis shkëmbinjve viskozë të mantelit dhe shtresës së nxehtë të hekurit dhe nikelit të shkrirë në bërthamën e jashtme.

Për të kryer matjet në të njëjtat kushte të temperaturës dhe presionit të gjetura brenda Tokës, ata përdorën një sistem të ri absorbimi optik brenda një njësie të bërë prej diamanti dhe të ngrohur me një lazer pulsues.

Rezultatet tregojnë se përçueshmëria termike e mineralit është 1.5 herë më e lartë se sa pritej: kjo do të thotë se fluksi i nxehtësisë midis bërthamës dhe mantelit mund të jetë më i lartë se sa supozohej deri më tani dhe rrjedhimisht edhe konveksioni në mantel.

- Advertisement -

Kjo nënkupton një ftohje më të shpejtë të brendësisë së Tokës dhe një ngadalësim më të shpejtë të pllakave tektonike të nxitur nga lëvizjet konvektive.

Për më tepër, kur bridgmaniti ftohet, ai tenton të shndërrohet në një mineral që përcjell nxehtësinë edhe më me efikasitet: prandaj ftohja e mantelit mund të përshpejtohet më tej.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit