1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zëri i Amerikës: Çfarë po kërkon Grenell në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i tij mbetet mister

Rekomandime

Ish i dërguari i SHBA-ve për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, kohët e fundit vizitoi Serbinë dhe Shqipërinë, u takua me politikanë, doli natën, kërkoi mundësi biznesi dhe meqenëse nuk është më në administratën amerikane, Zëri i Amerikës shkruan se nuk është e qartë se për kë punon tani Grenell.

- Advertisement -

Grenell postoi një video në Instagram të një feste në një klub nate në Beograd me ministrin serb të Financave, Sinisa Mali.

Ai gjithashtu postoi fotografi në Instagram me Presidentin shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, dhe më pas fotografi nga bregdeti shqiptar, me pak detaje për atë që bëri në Shqipëri.

Zëri i Amerikës u përpoq ta kontaktonte përmes ish-bashkëpunëtorëve në administratë, të cilët thanë se nuk kishin informacion se ku punon tani, as kontaktin e tij.

- Advertisement -

Instituti për Politika dhe Studime Strategjike i Universitetit Carnegie Mellon është përgjigjur se Grenell nuk punon më atje, megjithëse kjo potencohet në faqen e internetit të organizatës së tij Fix California – të cilën ai e themeloi kur u spekulua se do të kandidonte për guvernator të Kalifornisë.

Gjatë një vizite në Ballkan, Grenell në një intervistë për News 24 të Shqipërisë tha se ishte i përfshirë në promovimin e investimeve të huaja dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, por nuk tregoi se për kë po e bënte këtë, përveçse në sektorin privat.

- Advertisement -

Edhe pse angazhimi aktual i Richard Grenell është një mister, siç shkruan Zëri i Amerikës, ajo që është e qartë është se ndikimi i tij në administratën aktuale në Uashington nuk është i rëndësishëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit