1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zëvendëskryeministri e përshëndet votimin e buxhetit, ka disa fjalë për Vetëvendosjen

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka përshëndetur votimin e Projektbuxhetit në lexim të dytë, teksa ka rezervuar edhe disa kritika për partinë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje.

Tahiri ka thënë që bashkëpunimi politik është rruga e vetme konstruktive e vendit, që u shërben qytetarëve. Ai këto komente i ka bërë në ‘Facebook’.

- Advertisement -

“Buxheti për vitin 2021 u miratua. Kosova nuk futet në një rrugë qorre pa mjete e me tensione. E kam thënë edhe më parë që politika e bashkëpunimit dhe ndërveprimit konstruktiv, është e vetmja rrugë që ka të ardhme dhe i shërben interesit qytetarë”, ka deklaruar ai.

Personi i dytë më i rëndësishëm në Qeverinë Hoti ka rezervuar edhe disa fjalë për Vetëvendosjen.

“Me kohë do ta shohim që polarizimi dhe politizimi kthehet kundër vet atyre që bëjnë politikë me to”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Ndryshe, Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2021 është votuar sot në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pjesë e votimit ishin edhe partitë opozitare, respektivisht PDK’ja dhe Vetëvendosja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit