1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zgjedhjet në Podujevë, zero vota për PDK-në nga mërgata – Kaq mori VV dhe LDK

Rekomandime

Kandidati i VV-së për kryetar të Komuëns së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka arritur të triumfojë në zgjedhjet e 29 nëntorit.

- Advertisement -

Bulliqi, arriti të mposhtë LDK-në që ka qeverisur me Podujevën përgjatë 20 vjetëve, duke marrë kështu “timonin” me të parën, pa balotazh.Edhe mërgimtarët nga vendet e ndryshme kanë votuar bindshëm për VV-në.

Sipas këtyre të dhënave që ka siguruar Llapi.info, VV ka kapur 199 vota, 22 LDK-ja, kurse PDK- asnjë votë.

Ndryshe, kandidati për kryetar komune, i cili u zgjodh, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi mori gjithsej 16.766 vota ose 51.39%.Ndërsa, ish u.d së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën mori 11.696 vota ose 35.85 %.

- Advertisement -

E, më së paku vota që mori është kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu, ku pati vetëm 4.164 vota ose 12.76 %.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit