-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Zgjidhja e fundit për të mbijetuar”, vazhdon zbrazja e Kosovës, ky është alarmi…

Rekomandime

“Arsyet që po i shtynë kosovarët të ikin nga Kosova drejt vendeve perëndimore janë të shumta, filluar nga mungesa e zhvillimit ekonomik, pabarazia qytetare, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, funksionimi i keq i sistemit shëndetësor, degradimi i sistemit arsimor e deri tek bastardimi i të gjitha institucioneve shtetërore, të kapura tmerrësisht nga bandat partiake dhe klanet mafioze që ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve të vendit”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë, po e shohin me shqetësim të madh vazhdimin e trendit në rritje të braktisjes së Kosovës nga qytetarët, të cilët në kërkim të një jete më të mirë, po e lënë vendin e tyre, duke ikur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i majave të politikës së inkriminuar në udhëheqjen e shtetit.

- Advertisement -

Sipas analistëve, presioni kryesor që ju bëhet kosovarëve për t’i detyruar që të ikin nga vendi, është ai nga keqqeverisje me shtetin, si armiku më i madh që po i përndjek të rinjtë dhe kategoritë e mesme të fuqisë punëtore.

Sipas analisti politik, Florim Zeqa, është e pafalshme se si tani po vazhdon çdo ditë e më shumë të zbrazet Kosova, krejt kjo për shkak të krimit e korrupsionit në rritje, krizës institucional dhe humbjes së shpresës për ditë më të mira.

Florim Zeqa

Në kohën kur dy partitë e para, të deklaruara si fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, LVV dhe LDK po shtyhen me bërryla për grabitjen sa më shumë nga “torta qeveritare”, qytetarët e Kosovës po e braktisin me të madhe vendin e tyre duke ikur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i majave të politikës së inkriminuar në udhëheqjen e shtetit.

- Advertisement -

Keq qeverisja me shtetin është bërë armiku më i madh që po i përndjek të rinjtë dhe kategoritë e mesme të fuqisë punëtore dhe jo vetëm, duke i detyruar të kërkojnë shpresë jashtë vendit të tyre.

Arsyet që po i shtynë kosovarët të ikin nga Kosova drejt vendeve perëndimore janë të shumta, filluar nga mungesa e zhvillimit ekonomik, pabarazia qytetare, mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, funksionimi i keq i sistemit shëndetësor, degradimi i sistemit arsimor e deri tek bastardimi i të gjitha institucioneve shtetërore, të kapura tmerrësisht nga bandat partiake dhe klanet mafioze që ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve të vendit”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti Zeqa shton se asnjëherë dhe në asnjë periudhë historike, ikja nga vendi nuk ka ardhur si shprehje e dëshirës për tu larguar, por si zgjidhje e fundit për të mbijetuar.

Rasti i të riut, Labinot Gashi nga Drenasi, është shembulli më tipik dhe më i dhimbshëm i cili e lëshon vendin duke ju dhënë thënë lamtumirë Kosovë, dhe uron politikanët të bëhen milionerë.

Do të ishte fat i mirë për vendin, sikur ky të ishte rasti i vetëm, por që rasti në fjalë është vetëm një ekzemplarë nga qindra e mijëra sish që çdo ditë ndodhin, duke ikur me lot ndër sy, me zemër të plagosur dhe ofshamë në shpirt që e mallkojnë duke u larguar vendin që i lindi dhe i rriti, për shkakun e një klase kusarësh politik që Kosovën, nga dita e parë e çlirimit e deri në ditët e sotme po e trajtojnë si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët vetëm si numra në zgjedhje për realizimin e orekseve grabitqare për marrjen e pushtetit”, theksoi analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zvarritja e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së ka ndikuar shumë në rritjen e numrit të atyre që çdo ditë po e braktisin Kosovën, dhe tani, pavarësisht arritjes apo jo të marrëveshjes për bashkëqeverisje, këto dy subjekte mbi supet e tyre mbajnë peshën e përgjegjësisë së zbrazjes së Kosovës përgjatë këtyre muajve të fundit”, përfundon analisti Florim Zeqa për “kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit